TIRANË – Kryeministri Sali Berisha reagoi sot përmes rrjetit social Facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, për heqjen e përmendores së heronjve të Preshevës. 

Sipas Berishës, cilësimi i shqiptarëve nga ana e kryeministrit serb si “terroristë të Al Qaeda-s” është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd. Kryeminsitri Berisha theksoi gjithashtu se atyre, të cilëve ju dedikua përmendorja e shumëpërfolur, ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës se Preshevës. 

“Pyetjes për arsyet e heqjes së përmendores së heronjve të Preshevës, kryeministri i Serbisë iu përgjigj në Shkup se ata ishin terroristë dhe shtroi pyetjen retorike: “A do të lejonin SHBA-të të vendosej në Neë York një përmendore e terroristëve të Al Qaeda-s?” 

Luftëtaret e lirisë ranë për lirinë e qytetareve shqiptare të Luginës së Preshevës që perjetonin shtypjen më të egër nga rregjimi i Milloshevicit. Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shumë liri, të drejta dhe autonomi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e regjimit të Milloshevicit dhe në një farë mënyrë edhe çlirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon ne Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë! – sb”,- shkruan Berisha në Facebook.