Paraditja e kësaj të premteje do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në Veri dhe pjesërisht qendër.
Por sipas MeteoAlb, gjatë mesditës dhe në vijim pritet që moti të përmirësohet gradualisht.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – VeriLindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.





