FRANCE – Policia franceze arrestoi një familje shqiptare në afërsi të Marsejës, teksa transportonte rreth 11 kg heroinë.
Sipas mediave franceze, familja shqiptare që transportonte drogën nga Spanja, është pjesë e grupit famëkeq të ashtuquajtur “French Connection”.
Arrestimi i tyre u bë në kufirin e autostradës A56, ndërsa 3 anëtarët e familjes shqiptare udhëtonin me 2 makina të ndara, ku kishin fshehur lëndën narkotike.
Policia ka informuar se një vit më parë ishte arrestuar një anëtar i kësaj familjeje, pasi u kap me 600.000 euro, të siguruara nga shitja e drogës.
Lënda narkotike ishte ngarkuar në Spanjë dhe si pikë përfundimtare kishte qytetin Marsejë dhe Aix en Provence, por të arrestuarit kanë pohuar se droga ishte destinacion Italinë.
Aktualisht nuk bëhet i ditur identiteti i familjes shqiptare, por policia franceze informoi se janë bërë dhjetëra arrestime dhe bastisje nëpër shtëpi private ku janë konfiskuar para, drogë, kompjutera, armë, etj.





