TIRANE – Qeveria shqiptare firmos një kontratë të re me firmën amerikane të lobingut me qendër në Washington 'Patton Boggs', për të përmirësuar imazhin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara zgjedhjeve të qershorit. 
Firma konsulente ka përfaqësuar qeverinë shqiptare në disa raste, duke shërbyer si këshilltare në privatizimin e ARMO-s, ndërkohë që është duke mbështetur procesin e privatizimit të kompanisë ALBPETROL. 

Të dhënat nga fondacioni Sun Light me qendër në SHBA tregon se të gjitha partitë politike shqiptare, që nga ajo e kryeministrit Berisha dhe socialistët e Edi Ramës kanë kontrata me firma lobingu me ndikim. 

Këtu përfshihen shumë grupime të tilla, si grupi Podesta, Blu Star, Strategies etj. Sipas Sun Light edhe partitë relativisht të vogla, si ajo që përfaqëson çamët ka agjentin e saj në Washington.