TIRANË – Deklaratat antishqiptare të ideologut neonazist grek, Kristo Papas, kanë ngjallur edhe reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare. Burime brenda këtij institucionibëjnë të ditur se ministri Edmond Panarati e ka shpallur deputetin e ‘Agimit të Artë’, Kristo Papa, person “Non Grata”, raporton News 24.
Burime brenda kësaj ministrie saktësojnë se ministri Panariti i ka kërkuar ministrisë së Brendshme të ndalojë hyrjen e këtij
Opinioni i Papas u bë i njohur për mbarë publikun shqiptar me deklarat e tij të bëra në në emisionin “360 Gradë”, të Artur Zhejit nj ditë më parë.
Papas e quajti Shqipërinë provincë të Greqisë, ndërsa shqiptarët tha se janë fis grek, ndërsa heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ishte një feudal grek. Ndër të tjera deputeti grek u shpreh se do vijë koha kur ai dhe njerëzit që e përkrahin të kërkojnë autonominë e të ashtuquajturit prej tyre Vorio Epir.





