PORTUGALI – Sërfisti legjendar Garrett McNamara arriti të bënte sërf para një muri prej uji të lartë rreth 30 metra të lartë. Dallga e regjistruar në brigjet e Portugalisë, afër Nazare, mendohet të jetë më e larta që një sërfist ka arritur ta përballojë.

Nëse verifikohet se dallga ka pasur vërtet këtë lartësi sërfisti amerikan do të arrijë të thyejë rekordin botëror që e mban po vetë, të vendosur në vitin 2011 me një dallgë rreth 23 metër të lartë. 

Videon e serfistit McNamara mund ta shikoni në galerinë tonë të videove.