AUSTRALI – Nën ujë zhvillohen miliona beteja të përditshme për të mbijetuar. Por jo gjithnjë kemi mundësi të shohim përmes sekuencave filmike apo fotove fantastike luftën që bëhet mes specieve të ndryshme për të dalë fitimtarë apo për t’u kthyer në vaktin e rradhës për grabitqarin nënujor. Fotografi Phil Davison ka arritur të kapë momente fantastike mes betejës së një oktapodi që tenton t’i shpëtojë një foke që e ka mbërthyer prej njërës prej tentakulave.
Davidson tregon se për disa ditë me rradhë ai kishte ndjekur fokën, të cilës i ka vënë emrin Cecile, duke fiksuar në celuloid momente të ndryshme nga jeta e saj. Në fotot e shkrepura në ujërat australiane Davidson ka dokumentuar vetëm një sekuencë nga realiteti i përdishëm i botës nënujore dhe specieve që e popullojnë atë.
“Isha duke ndjekur Cecile-n, kur që kishte mbërthyer një nga tentakulat e një oktapodi të madh dhe po përpiqej ta kthente në prenë e saj. E di që ky moment nuk do të më përsëritej prandaj pa e menduar gjatë nisa të shkrepja foto”,- thotë ai pas kësaj aventure nënujore.





