VERONA-Një shqiptar i kërkuar nga Interpol për trafik klandestinësh është arrestuar në aeroportin e “Catullo” të Veronas. 

Shtetasi me inicialet B.J akuzohet sepse në janar të vitit 2010 ka transportuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë bashkëatdhetarët të tij, mes të cilëve dhe 2 fëmijë. 

Për kalimin ilegalisht të kufirit, shqiptari përgatiste pasaporta dhe leje qëndrimi false. 

Pritet që shqiptari të ekstradohet në Shqipëri, pasi dhe arrestimi u krye për llogari të drejtësisë shqiptare.