KRUJE – Policia e Krujës parandaloi një grabitje me armë zjarri në një lokal në qytet.
Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se një person i armatosur ka tentuar të hyjë brenda një lokali me qëllim grabitjen e parave.
Por policia e ka pikasur të riun teksa hynte në lokal dhe ka e ka shoqëruar atë në komisariat.
Mësohet se autori është shtetasi Kreshnik Hasanlika nga Mali i Bardhë, i cili do të përballet me drejtësinë nën akuzën e grabitjes me armë.





