TIRANE – Shqipëria dhe Azerbajxhani nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe, e cila do të ofrojë mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sportit. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri, Aldo Bumçi, priti sot në Tiranë homologun e tij azer Azad Rahimov në një vizitë zyrtare.

Të dy ministrat firmosën një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit, në të cilën parashikohet një intensifikim i marrëdhënieve mes dy institucioneve që ata drejtojnë. Kjo marrëveshje parashikon një bashkëpunim të gjerë për sportet individuale.

Sipas ministrit shqiptar, kjo marrëveshje do të ndikojë për mirë në zhvillimin e cilësisë sportive për të dy vendet, që sipas tij kanë traditë sportet individuale.