DURRES – Operatori i Sistemit të Transmetimit bëri të ditur se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në linjën Sharrë-Rrashbull gjatë datave 29, 30, 31 Janar. 

Sipas OST shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike janë punimet për rikonstruksionin e linjës. Ndërprerjet e energjisë do të jenë në oraret 08:00 deri 17:00 dhe do të prekin fshatrat Rreth, Romanat dhe Shkallnur.