VLORE– Dy persona janë ndaluar nga policia e Vlorës, të akuzuar për grabitjen e një personi, ndërkohë që autori i tretë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve policore, në pranga janë vënë shtetasit Rakip Hoxhaj dhe Lorenc Saliaj.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me një të tretë kanë ndaluar nën kërcënimin e armëve shtetasin me iniciale N.I., dhe i kanë marrë atij të gjitha paratë që ka pasur me vete.

Pas denoncimit, policia është vënë në kërkim dhe ka mundur të ndaloj autorët. Po vijon puna për kapjen e autorit tjetër.