GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 12 klandestinë, 8 shtetas sirianë dhe 4 marokenë, të cilët mësohet se kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia. 

Ndalimi i klandestinëve është bërë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa policia sqaron se ka shoqëruar edhe tre shtetas shqiptarë. 

Mësohet se tre personat nga Tepelena do ndihmonin klandestinët kundrejt shumës prej 1500 euro. Këta të fundit, sipas policisë do procedohen në gjendje të lirë.

Nuk dihet nëse klandestinët po e përdornin Shqipërinë si vend tranzit, apo do të qendronin këtu. Hetimet për ngjarjen vijojnë.