DURRES– Policia e Durrësit ofron shpërblim 10 mijë euro për informatorët që do të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së ndodhur në Durrës dhe për kapjen e autorëve.
Policia ka vënë në dispozicion të personave që mund të kenë dijeni mbi vrasjen një numër telefoni 0694118890, ku çdokush mund të japë informacion lidhur me identitetin e grabistësve.
Policia deklaron se do të ruhet anonimiteti për këdo që do të informojë për autorët e vrasjes së kambistit durrsak Fatmir Kotarja.





