LEZHE– Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Laç.

Një furgon me pasagjerë i cili drejtohej nga shtetasi Kol Nikolli është përplasur me një automjet tip  ”Fiat” i cili drejtohej nga shtetasi Ded Frroku.

Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë të cilët ndodheshin në furgonin I cili lëvizte drejt Lezhës.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe 5 prej tyre ndodhen rrezikut për jetën ndërsa një grua e moshuar ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.