KORCE– Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti automobilistik të regjistruar mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin kombëtar Korçë-Pogradec, pranë fshatit Çërravë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jenë bërë ngricat në rrugë si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe shkaqeve të tij.