DELVINE– Arrestohet sërish Aleksandër Ruçi, vëllai i dy të kërkuarve Bledi dhe Elton Ruçi, autorë të vrasjes së Ardian Beqirit në Gjashtë të Sarandës .

Policia e Delvinës ka vënë sërish nën pranga 30-vjeçarin, pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.

Aleksandër Ruçi u arrestua më 25 dhjetor 2012, me pistoletë pa leje, vepër penale për të cilën u la në arrest shtëpie.

Ruçi ishte i dënuar më parë për tentativë vrasje dhe kundërshtim me dhunë të policisë, person i cili vlerësohet nga policia si person me rrezikshmëri të lartë.

Tashmë mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e thyerjes së masës së sigurisë dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.