VLORE- Policia e Vlorës reagon pas dhunës fizike të ushtruar ndaj kryeplakut të Palasës pak ditë më parë. Në një prononcim drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku sqaron se, policia e Himarës ka kryer shoqërimin e menjëhershëm të autorit të dhunës ndaj kryeplakut, Florian Belin, por pas 10 orësh ai është lënë i lirë, pasi vepra penale e rrahjes nuk parashikon arrestimin. 

“Beli ka qëndruar i shoqëruar për 10 orë aq sa parashikon ligji për të mbajtur një person të shoqëruar në raste të tilla dhe më pas është lënë i lirë pasi vepra penale e rrahjes nuk parashikonte arrestimin e autorit të ngjarjes ndërkohë që dosja i është referuar prokurorisë së bashku me raportin mjeko-ligjor të kryeplakut të Palasës”, thuhet në reagim. 

Kryeplaku i fshatit Palasë, Odisea Dhimolea është dhunuar nga një prej këshilltareve të këshillit bashkiak të Himarës sepse ka kundërshtuar ndërtimin e një guroreje në një prej pikave tërheqëse të fshatit Palasë. Sipas denoncimit të bërë në ai në polici, thuhet se është goditur me grushta nga Fiorentin Beli, i cili ka bërë edhe kërkesën për guroren. Beli, ka qenë punonjës në Drejtorinë e Tatime kur ajo drejtohej nga Vasil Bollano.