Prej të martës në Durrës ka nisur fushata e vaksinimit antiCovid për mësuesit e shkollave të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare për “DurrësLajm” bënë me dije se në dy ditët e para të fushatës janë vaksinuar rreth 250 mësues nga 800 të tillë të bashkisë Durrës, (në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare publike) që kanë shprehur gadishmërinë për t’ju nënshtruar këtij procesi.

Mësohet se më 16 dhe 17 mars janë vaksinuar arsimtarët e 26 shkollave të Durrësit.

Data 16 mars

  • 1. Demokracia
  • 2. Jan Kukuzeli
  • 3. Jusuf Puka
  • 4. Shaqe Mazreku
  • 5.Neim Babameto
  • 6.Hasan Koçi
  • 7.Isuf Ferra
  • 8.Nene Tereza
  • 9.Vasil Ziu
  • 10.Besnik Hidri
  • 11.V.Haradinaj
  • 12.Kushtrimi i Lirise
  • 13.Shkolla e Re
  • 14.Marie Kaçulini
  • 15.D.N.Kaçorri

Data 17 mars

  • 1.Leonik Tomeo
  • 2.Gjergj Kastrioti
  • 3.B.Qerraxhia
  • 4.Olsi Lasko
  • 5.Olsi Lasko PT
  • 6.Bedrie Bebeziqi
  • 7.Eftali Koçi
  • 8.14 Nentori
  • 9.Manez
  • 10.Dhosi  Liperi
  • 11.Qemal Mici

Ditën e sotme dhe ditën e nesërme pritet të vaksinohen mësuesit e shkollave:

18 mars

  • 1.Jube
  • 2.Bishtkamez
  • 3.Sukthkatund
  • 4.Bajram Curri
  • 5.Bajram Gashi
  • 6.Artan Zeka
  • 7.Jusuf Hoti
  • 8.Fshati Rinia
  • 9.Zt.Xhafzotaj
  • 10.Hajdar Dushi
  • 11.Ismet Nanushi
  • 12.Met Hasa
  • 13.Njazi Mastori
  • 14.Hysen Çela
  • 15.Beqir Çela

19 mars

  • 1.Naim Frasheri
  • 2.PLM
  • 3.Rexhep Mezini
  • 4.Pren Simoni
  • 5.Xhelal Shtufi
  • 6.Riza Shera
  • 7.Kuçok
  • 8.Vadardhe
  • 9.Armath
  • 10.Hamallaj
  • 11.Adem Gjeli
  • 12.Myslim Hida
  • 13.Pal Zefi
  • 14.Hamza Muça

Ndërkohë, në të gjithë bashkinë janë rreth 1600 mësues në sistemin arsimor publik.

Procesi i vaksinimit realizohet prej orës 12 e 30 deri në orën 16:00 në sallën “Black box” në shkollën “Jan Kukuzeli”, ku është vendosur edhe logjistika e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij procesi.