DURRES– Ditën e enjte me datë 24.01.2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit K.D., 34 vjeç, banues në  Durrës.

34 vjeçari mbrëmjen e së enjtes rreth orës 17.00 dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij 37 vjeçare.

Kjo shtetase 37 vjeçare me datë 14.01.2013 është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.

Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale  “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.