DURRES- Ditën e enjte, me datë 24.01.2013 filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit Rexhep Kopani, 22 vjeç, banues në Durrës.

22 vjeçari mesditën e së mërkurës rreth orës 12.00 të datës 23.01.2014, në lagjen Nr. 14 Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një telefon celular të markës Samsung shtetasit J.V., 18 vjeç, banues në Sukth.

Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale të vjedhjes.