TIRANË – Shtyhet gjyqi ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku, i vënë në akuzë për lirimin e Ilir Xhakjas, vrasësësit të Komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. 

Shkak për shtyrjen e seancës së planifikuar për paraditen e sotme, është bërë mungesa e gjyqtarit Bujar Krasniqi. Njoftimi për shtyrjen e gjyqit u bë nga kryesekretarja e gjykatës. 

Mësohet se Krasniqi gjatë kësaj jave ka qenë i angazhuar vetëm për seancat ku jepet masa e sigurisë. Duke qenë se ka pasur një seancë tjetër në të njëjtin orar, është bërë e pamundur zhvillimi i seancës ndaj Tabakut. 

Gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorëve liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen. Ky person, Xhakja tashmë ndodhet në burg i arrestuar pak pas vrasjes së kryekomisarit vitin e kaluar.