KORCE–Nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së  Qarkut Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “FIDANISHTJA” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Tomorr Merkur Panxhi 35 vjeç, banues në Elbasan.

Alket Foti Agolli 40 vjeç, banues në fshatin Orman-Korçë.

Kapja në flagrancë e shtetasve të mësipërm u bë në aksin rrugor Pogradec-Podgorie, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku gjatë kontrollit të mjetit fugon tip M-Benz me targa greke APM 8084, u gjet dhe bllokua një sasi prej 67 kg lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”, e cila kishte si destinacion qytetin e Korçës e më pas shtetin Grek.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan:

Sasia e lëndës narkotike, si dhe dy automjete: fugoni me targa greke në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi  dhe automjeti Opel me targa bullgare C9593MC në pronësi të shtetasit Alket Agolli.

Përsa më sipër materialet hetimore do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.