DURRES– Deputeti i Durrësit, Igli Cara, ka numëruar sot më shumë se 1 mijë ndjekës në profilin e tij në Facebook. Rreth orës 22.00 të së enjtes deputeti demokrat ka postuar një falenderim për të gjithë miqtë e tij dhe i ka ftuar që kjo miqësi virtuale të mos mbesë vetëm e tillë.
“Miqtë e mi, sot ju e kaluat numrin 1 mijë në profilin tim në FB. Një mik i vërtetë është bekimi më i madh. Duke uruar që kjo të mos mbesë vetëm një miqësi virtuale, unë ju falenderoj për mbështetjen!”,- shkruan deputeti Cara në profilin e tij në rrjetin social.





