SIÇILI – Karabinierët e provincës Grammichele, Itali, kanë arrestuar dje një shtetase shqiptare për të cilën ishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar. 34 vjeçarja, Aneda Kola, akuzohet se ka deklaruar të dhëna falso me qëllim përfitimin e pasaportës italiane.
Kola pas arrestimit është dërguar në burgun e Caltagirones dhe do të qëndrojë aty derisa të realizohet ekstradimi i saj. 34 vjeçarja shqiptare është dënuar në mungesë nga gjykata me 9 muaj burg.





