SIRI – Presidenti sirian Bashar Al-Assad, pas një pauze të gjatë, u shfaq sot në publik dhe mori pjesë në ceremoninë fetare në një xhami në veri të Damaskut, dedikuar ditëlindjes së Profetit Muhamed. Sipas njoftimit të Agjencisë France-Presse, Presidenti ishte i rrethuar nga klerikë të lartë. Ceremonia fetare u transmetua në televizionin sirian.
Assad rrallë shfaqet në publik, duke lënë shkas me këtë që të qarkullojnë zëra mbi arratisjen e tij nga vendi. Herën e fundit ai foli para sirianëve më 6 janar, kur parashtroi planin e ri të zgjidhjes paqësore të konfliktit në Siri.