TIRANE– Mungesa e energjisë elektrike është bërë prezente edhe në qendrën spitalore më të madhe në vend “Nënë Tereza”. Për shkak të problemeve në rrjetin e shpërndarjes, bluzat e bardha nuk arrijnë të kryejnë ekzaminime me aparatura dhe ndërhyrjet kirurgjikale janë shtyrë për disa orë. Për rastet e urgjencave, mjekët thonë se fatmirësisht sallat e operacioneve janë të pajisura me gjeneratorë.
Pas incidentit të sotëm, në pavionin e Urologjisë, në QSUT, ku një mjek është goditur me karrige nga pacineti, krerët e institucionit kanë pohuar se për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të ndodhur jashtë QSUT, është vendosur një pezullim i përkohshëm i disa prej ndërhyrjeve kirurgjikale.





