TIRANË – Doganat e Shqipërisë do të monitorohen me kamera. Do të kontrollohen tërësisht nëpërmjet një sistemi me video-kamera, që nga salla e mbikqyrjes në Drejtorinw e Përgjithshme të Doganave e deri tek të gjitha pikat doganore.
Një projekt ky i financuar nga BE. Ky sistem bën të mundur rritjen e transparencën dhe identifikimin e çdo përpjekjeje për kontrabandë. Nëpërmjet 237 kamerave, sistemi i monitorimit mbledh filmime dhe fotografi në 20 degë të doganës 24 orë në 24.
Është përuruar edhe godina e ristrukturuar e departamentit të Akcizës, e cila sipas Bodes me transferimin nën administrim të autoriteteve doganore ka rritur deri 3 herë mallrat e detaksuara të akcizës. Zv.ambasdori i Bashkimit Europian, Luigi Brusa, tha se në vitet e ardhshme BE do të financojë edhe 8 mln euro për sistemin doganor në Shqipëri dhe kontrollet kufitare.





