DURRES – Shënohet aksidenti i rradhës në akset rrugore të Durrësit. Një 60 vjeçar është rrëzuar ndërsa ishte duke ecur me motoçikletën e tij me targa DR 182 B, në afërsi të vendit të njohur me emrin Kodër Arapaj.

Burime policore bëjnë të ditur se 60 vjeçari Nikoll Prendi është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë ekspertë të policisë rrugore janë duke kryer veprimet e para hetimore për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Një ditë më parë, në qarkun e Durrësit, në afërsi të fshatit Larushk, Krujë, një shtetas humbi jetën pas përplasjes së dy automjeteve, ndërkohë që dy persona të tjerë mbetën të plagosur.