TIRANE – Qeveria shqiptare ka akorduar sot 100 mijë USD për qeverinë turke, ndihmë kjo për përballimin e refugjatëve siruanë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.
“Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 100 000 (njëqind mijë) USD, për t’ia dhënë qeverisë turke si ndihmë humanitare për përballimin e kostove të strehimit të refugjateve sirianë”, thuhet në vendim.





