DURRES– Shtyhet sërish dhënia e vendimit për Ilir Xhakjan. Shkak për mos dhënien e vendimit është bërë fakti se ekspertët e caktuar nga Gjykata e Apelit për kryerjen e akt ekspertizës kanë kërkuar nga trupi gjykues më shumë kohë në dispozicion. Ndërkohë kërkesa e palës mbrojtëse për të pasur edhe ata një ekspert që do të asistonte gjatë kryerjes së ekspertizës është rrëzuar nga trupi gjykues.

Ilir Xhakja akuzohet si autor i vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, i cili u qëllua me armë zjarri në vitin 1998.  Kohë më parë ishte gjyqtari Neritan Tabaku që I dha lirinë shtetasit Xhakja dhe vonoi zbardhjen e vendimit të gjykatës, duke mos I krijuar mundësi prokurorisë ta çonte çështjen në Apel.