GJIROKASTER – Gjykata e Apelit ka kthyer sërish në burg, ish-shefin e krimeve të komisariatit të Delvinës, Ramadan Hasani.
Në bazë të një vendimi të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, 39-vjeçari Hasani është rikthyer sërish pas hekurave, nën akuzën e korrupsionit.
Në tetor të vitit 2010 policia arrestoi Hasanin, në atë kohë shef i krimeve të Delvinës, pasi akuzohej se ushtronte presion për t’i marrë para babait të një të mituri të ndaluar nga policia.
Më pas Gjykata e Sarandës dha vendimin “lirim me kusht” për ish-shefin e krimeve, një vendim që është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit e cila e ka dënuar Hasanin me një vit burg dhe 360 mijë lekë të reja gjobë.





