Për këtë të enjte parashikohet që Ultësira Perëndimore do të mbetet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, ku pritet që vranësirat të gjenerojnë reshje të izoluara shiu.

Ndërsa sipas MeteoAlb në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes lindore të vendit tonë priten reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit nuk do të ndryshojnë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.