TIRANE – Një person është qëlluar me 5 plumba pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe personi i plagosur është në gjendje kritike për jetën.

Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se i plagosuri është 40 vjeçari Admirim Sako, nga Tirana. Ai ka qenë duke parkuar mjetin e tij tip BMË kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Blutë e Tiranës po punojnë për zbardhjen e atentatit ndaj 40 vjeçarit.