FIER – Policia e Fierit arrestoi një person të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçarit Andi Prifti. Sipas policisë autori i dyshuar është 25-vjeçari Gentian Shahinaj. Vrasja e 21-vjeçarit dyshohet se është kryer për motive të dobëta.
Të riut kanë dashur t’i grabisin paratë që kishte fituar në lojërat e fatit. Grabitja e kësaj shume është pista e parë që po hetohet nga policia, pasi i riu rezulton person pa probleme dhe mjaft i qetë. Andi Prifti është qëlluar me thikë dhe trupi i tij i pajetë është gjetur në një kanal në hyrje të fshatit Seman pasditen e 20 janarit.





