IRAN– 2 të rinj në Iran u varën në mes të sheshit në Teheran para 300 pjesmarrësve që xhiruan dhe fotografuan ekzekutimin pasi ishin protagonistët e një video me grabitje me dhunë.
Të dy të rinjtë, Alirıza Mafiha dhe Muhammed Ali Sarvari u arrestuan pasi postuan një video në Youtube ku tregoheshin vetë ata që sulmonin me hanxhar një person të cilin më pas e grabitën, në një prej rrugëve të Teheranit.
Personi i grabitur nuk u plagos por humbi xhaketën dhe portofolin së bashku me paratë dhe dokumentet në të.
Më sipër mund të shihni foto nga momenti i varjes ndërsa më poshtë video e vjedhjes për të cilën u dënuan me varje.
Kliko për të parë Videon
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Iea7FQDGQtI