Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme firmosjen e kontratave me familjet, pallatet e të cilave janë shembur prej dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Këtë herë, kontrata është lidhur me 5 familje të pallatit 458 në Shkozet, në të cilin nuk ka nisur ende rindërtimi.
“Të gjithë banorët e dëmtuar nga tërmeti do të strehohen në shtëpi më të forta e më të sigurta se më parë. Vazhdojmë punën çdo ditë në shërbim të qytetarëve”,- shkruan kryebashkiakja Sako.
Nga rreth 40 pallate të shembura në bashkinë Durrës, vetëm në dy prej tyre ka nisur puna për rindërtimin e tyre në po të njëjtin vend.
Postimi i plotë:
Procesi i rindërtimit në Durrës vijon me ritme të shpejta.
Pesë familje të pallatit 458 në zonën e Shkozetit nënshkruan kontratat për të përfituar apartamentet e tyre të reja në pallatin që do të ndërtohet në të njejtin vend.
Të gjithë banorët e dëmtuar nga tërmeti do të strehohen në shtëpi më të forta e më të sigurta se më parë. Vazhdojmë punën çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Procesi i rindërtimit në Durrës vijon me ritme të shpejta. Pesë familje të pallatit 458 në zonën e Shkozetit…
Posted by Emiriana Sako on Wednesday, March 17, 2021





