FIER– I biri i një tregtari në Fier u gjet dje pasdite i ekzekutuar me plumb.

Policia e Fierit është njoftuar nga kalimtarë të rastit për praninë e një kufome në afërsi të Semanit në komunën Topojë të rrethit të Fierit, në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”.

Pikërisht në vendin ku banorët e zonës mbushin ujë të pijshëm policia ka gjetur kufomën e 21-vjeçarit, Andi Prifti.

Trupi ishte hedhur jo shumë larg rrugës dhe u gjet rastësisht.

Policia ka vendosur shiritin e saj në vendngjarje, ku për orë të tëra ekspertët kriminalistë kanë fiksuar gjurmët në skenën e krimit.

Në tokë nuk ka pasur shenja gjaku, çka i ka bërë të mendojnë qysh në fillim se vrasja nuk ishte kryer aty.

Eksperti mjeko-ligjor ka zbuluar përafërsisht orën e vdekjes që mendohet të jetë paradite rreth orës dhjetë.