FIER – Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur është shënuar në Patos. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, kur një automjet me targa FR 0879 D ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt tjetër.

Si pasojë i vdekur ka mbetur një nga pasagjerët, Refat Resuli, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi, Bledar Resuli dhe një grua emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Pasi u dërguan në spitalin rajonal të Fierit, mjekët bënë të ditur se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po heton mbi shkaqet e aksidentit.