TIRANE – Në kuadër të 2 vjetorit të protestës së 21 janarit Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e nesërme një tubim homazh. Sipas njoftimit të kësaj partie homazhet do të nisin nga ora 10.30 dhe pritet të vazhdojnë deri në orën 14.00.
Për këtë arsye Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hartuar një plan masash me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike. Policia e kryeqytetit njofton se në kuadër të planit të masave janë parashikuar kufizime të lëvizjes së automjeteve përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza" nga ora 10.00 deri më 14.00.
Po ashtu, kufizime të lëvizjes së mjeteve do të ketë nga sheshi "Austria" deri në afërsi të Kryeministrisë.





