TIRANE – Një grup hakerash grekë kanë sulmuar një natë më parë faqen zyrtare në internet të Komunitetit Musliman të Shqipërisë duke publikuar në të mesazhe dhe foto ofenduese ndaj fesë islame dhe besimtarëve të saj. Fotot dhe mesazhet e publikuara në www.kmsh.al nxisnin dhunën dhe urrejtjen ndaj muslimanëve dhe fesë islame.

Burime nga Komunisteti Musliman bëjnë të ditur se faqja është sulmuar nga grupi i ashtuquajtur G.H.S. (Greek Hacking Scene), të cilët më parë janë sulmuar edhe faqe të tjera turke, maqedonase e kosovare.

Mirëmbajtësit e faqes së komunitetit musliman janë duke punuar për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në faqe dhe për të bërë atë sërish aktive.