DURRES– Shtabi i Emergjencave ndërhyn për përmirësimin e situatës
Po largohet uji nga shtëpitë e prekura nga përmbytjet. Qarku i Durrësit po kalon një situatë të pazakontë.
Edhe pse uji është tërhequr nga pjesa më e madhe e zonave problematike, nga shtabi i emergjencave raportohet se gjendja mbetet alarmante.
Prefekti i qarkut Durrës, Genci Alizoti u kërkon falje familjeve të përmbytura.
Përmbytjet e herë pas hershme në qytetin e Durrësit sipas specialistëve të bordit të kullimit i faturohen mungesë së kanalizimeve si dhe një studimi të mirëfilltë, i cili do të zgjidhte në mënyrë përfundimtare këtë problem.





