Është grabitur banesa e një të moshuare në fshatin Nartë në qytetin e Vlorës.
Sipas dëshmisë së 85-vjeçares, autorët i kishin lidhur duart dhe i kishin mbyllur gojën. Nuk u mjaftuan me kaq, por i vendosën jorgan në kokë që të mos bënte zhurmë.
Ajo tregon se grabitësin i thanë që të mos bërtiste ndryshe do e vrisnin. Më tej ajo tregoi se personat që hynë në shtëpi ishin dy dhe në fillim e kontrolluan në trup e më pas kontrolluan shtëpinë duke i marrë 200 mijë lekë të vjetra.
Ende nuk dihet identiteti i autorëve të grabitjes, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimit e tyre.





