DURRES- Opinioni i gjerë po vijon të tronditet nga ngjarjet e rënda të vrasjes dhe dhunimit të efektivëve të policisë, të cilat po pasojnë njëra-tjetrën këto ditët e fundit.
Sipas të dhënave të policisë oficeri i krimeve Kujtim Vreka është sulmuar sot nga dy grabitës.
Ai ndodhet në gjendje kritike, pasi është sulmuar me mjete të forta nga grabitësit.





