NEW YORK – Beyonce nuk do të jetë e vetmja këngëtare që do të këndojë gjatë aktiviteteve të programuara për t’u zhvilluar me rastin e marrjes së mandatit të dytë presidencial nga Barak Obama.
Ndërsa Beyonce do të këndojë himnin kombëtar në shkallët e Kapitol Hill gjatë ceremonisë që do të zhvillohet të hënën e javës së ardhshme, Lady Gaga është ftuar të këndojë në ballon e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Ballo e Shtëpisë së Bardhë është një event i rezervuar, nga i cili nuk dalin shumë detaje, por lajmi arriti të dalë përmes një burimi që preferoi të mbetej anonim.