DURRËS– Reshjet e shiut të rëna me intensitet për disa ditë me radhë kanë shkaktuar përmbytje në zonën e plazhit. 

Kohët e fundit kjo zonë po përjeton përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut.

Edhe pse banorët u janë drejtuar instuticioneve të ndryshme shtetërore për t’i shpëtuar nga situata ku ndodheshin dhe ndodhen, për ta nuk është bërë asgjë.

Kjo situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shirave ka shkaktuar probleme tek familjet që jetojnë aty.

Banorët e zonës së plazhit të Lagjes nr-13, shprehen se kanë 20 vjet që paguajnë taksa për kanalizimet por kanalizime nuk kanë. Në shtëpitë e tyre ujrat e zeza i heqin vetë në mënyrë private. Sot në rrugicat e kësaj zone uji i kalon të 50cm, kjo situatë ka çuar në mos vajtjen e fëmijëve në shkolla.

Fëmijët ankohen se nuk dinë se si do të justifikohen mungesat e shumta që ata kanë bërë. Ata tregojnë për Lajme Durrës se mos frekuentimi jo i mirë i orëve të mësimit ka çuar në rënien në mësime. Kjo situatë e rënduar në këtë zonë ka vite që përsëritet.

Ata pyesin se edhe sa kohë do të vazhdojë kështu? Ujërat e shirave që futen në shtëpitë e tyre janë të përziera me ujërat e zeza gjë që çon në sëmundje dhe epidemi të ndryshme. Banorët kërkojnë ndihmë nga policia dhe bashkia që t’i shpëtojnë nga situata në të cilën ndodhen.

Ata sot nuk kanë mundësi të lëvizin për nevojat e tyre as me çizme, ju duhen një palë krahë për të fluturuar. Banorëve të Lagjes nr-13, tashmë i mbetet vetëm një gjë, që të luten me duart lart nga qielli që të mos bjerë më shi.