KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Kërkesa për shkarkimin nga detyra të gjyqtares u bë për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.
“Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit”, thuhet në shkresë.





