Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se një kënd i ri lojërash është hapur për vogëlushët në lagjen nr.17. 

“Një tjetër kënd i ri lojerash për fëmijët e qytetit tonë.

Në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore ndërtuam këtë kënd lojërash në lagjen 17, një ambient argëtues për fëmijët e kësaj zone.

Shtimi e sistemimi i hapësirave publike dhe ndërtimi i ambienteve argëtues për fëmijët janë në fokus të punës sonë”,– njofton Sako.

Një tjetër kënd i ri lojerash për fëmijët e qytetit tonë. Në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore ndërtuam…

Posted by Emiriana Sako on Tuesday, March 16, 2021