SUEDI– Një tren i destinuar për të mbërritur në stacionin hekurudhor të Saltsjoebadenit, afër Stokholmit, ka dalë nga shinat dhe ka përfunduar as më shumë e as më pak po brenda një shtëpie. Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima në njerëz.
Menjëherë pasi mori njoftimin për lajmin e çuditshëm, policia vendase ka mbërritur në vendngjarje dhe është habitur kur pa parë në kabinën e makinistit, një vajzë të re 20 vjeçare.
Vajza, e punësuar si pastruese në mjetin hekurudhor, kishte nisur të drejtonte trenin pa pasagjerë dhe pas një rrugëtimi jo shumë të gjatë ka shkatërruar kangjellat e stacionit dhe ka përfunduar brenda një shtëpie banimi.
Policia suedeze bën të ditur se vajza është plagosur rëndë për shkak të incidentit hekurudhor dhe është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që fati i ka ndihmuar banorët e shtëpisë, që nuk janë cënuar nga aksidenti.





