Një shëtitje në ajër të pastër ose harrim në natyrë për t’i shpëtuar ‘të hënës blu’. Psikologë e specialistë të huaj thonë se sot është dita më depresive e vitit.
Tre të katërtat e njerëzve të pyetur ndihen të pamotivuar, ose thonë se sot ndjehen keq shpirtërisht, sidomos për shkak të mungesës së dritës jashtë.
Ndërkohë që për psikologët këto janë çrregullime të zakonshme sezonale. Sipas tyre shkak bëhet mungesa e dritës së diellit, që ka ndikimin e vet edhe në ndryshimin e nivelit të hormoneve në trup.





